Lekaj për Strategjinë e energjisë: Me këtë strategji na pret një terr i madh për 10 vjet
22 dhjetor 2022
| 16:37
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Pal Lekaj, ka thënë se Strategji për energjinë e prezantuar nga qeveria është e zbrazët.
Ai ka numëruar dhjetë mangësitë që sipas tij ka kjo strategji, duke shtuar se me këtë dokument, Kosovën e pret një terr i madh për 10 vjet.
“Kriza energjetike është thelluar më shumë nga pakujdesia dhe injoranca e vazhdueshme e qeverisë. Strategjia e energjisë është vonuar dhe është shumë e zbrazët në materie. Kjo qeveri edhe pse kemi pasur gjatë krizë, pas 22 muajve e ka pruar strategjinë që as pak nuk i përmbush nevojat e qytetarëve. Me këtë strategji na pret një terr i madh për 10 vjet”, është shprehur Lekaj në Kuvendin e Kosovës.