![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/lekaj.png)
Lekaj përplaset me Kusari-Lilën: Mos ia bëni avokatin ministrit
30 shtator 2022
| 12:04
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila teksa, derisa ka folur për subvencionimin e qeverisë është përballur me një “përplasje” me deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
“Më fal kolege, të lutëm mos”, i ka thënë Lekaj, Kusari-Lilës.
“Koleg m’doket nuk po e dini”, ia ka kthyer ajo, teksa Lakaj ka vazhduar duke thënë “mos bëni cilësime”.
“Nuk të kemi thirr ty në raport, mos ia bëni avokatin ministrit (Hekuran Murati)”, ka thënë Lekaj.
Por, Kusari-Lila i ka thënë Lekaj se “ajo është deputete me mandat të qartë”.
“Ju po jepni konkluza, ju po jepni konkluza”, ka thënë Kusari-Lila.