Lekaj përplaset me Mujën: Nëse je avokat i ministres Rizvanolli, a ke ndonjë autorizim?
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, kanë pasur një përplasje gjatë raportimit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ministrja Rizvanolli, ka folur për punën e saj në këtë dikaster, me ç’rast ka thënë se mjetet që i ndajnë për ndërmarrjet publike shkojnë në vendin e duhur.
“Sa i përket performancës, më tregoni një e unë ju tregoj shumë që kanë pasur përmirësime. Ne edhe nëse kemi dhënë e kur kemi dhënë, kemi shkuar në vendin e duhur dhe kemi dhënë për t’i përkrahur ndërmarrjet, për dallim prej herëve tjera”, ka thënë Rizvanolli, teksa ka ndërhyrë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, duke e pyetur se ministren se në çfarë adrese i kanë dhënë këto mjete.
“Dua saktësisht të ma thuash se ku i keni dhënë”, ka pyetur Lekaj.
Me këtë rast, ka ndërhyrë Armend Muja, duke i thënë se në të kaluarën janë shpërndarë mjete pa procedura.
“Armend Muja nëse jeni avokat i ministres, atëherë a ki ndonjë autorizim? Unë po e pyes këtë (ministren)”, ka thënë Lekaj.
Ndërsa Rizvanolli ka thënë se nuk ka nevojë për avokat./EO/