Lekaj: Projekti ‘Autostrada e Dukagjinit’ po merr formë
27 shtator 2018
| 16:36
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se sot kanë mbajtur mbledhja e parë e Komitetit Drejtues Ndërministror, ku edhe themeluam njësinë për zbatimin e projektit ‘Autostrada e Dukagjinit’.
“Bashkë më kolegët ministra, të cilët do të jenë të angazhuar në ngritjen e gjigantit infrastrukturor, u zotuam se në mesin e vitit të ardhshëm do të fillojmë ndërtimin e autostradës 91 kilometërshe, më të gjatën në Kosovë. Istogu, Peja, Deçani, Gjakova, Prizreni, edhe më afër lidhjes!”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/