Lekaj pyet Kurtin: A do ta pranoni Zajednicën?

03 mars 2023 | 02:12

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke e pyetur nëse do ta themelojë “Zajednicën” të cilën aq fort e ka kundërshtuar.

Ai i ka kërkuar Kurtit që të ketë kujdes në dialog me Serbinë.

“Kryeministër e di që dialogun me Serbinë dhe ‘Zajednicën’ nuk e ke pranuar asnjëherë. E di që çdo herë jeni thirrur në dialog me serbët lokalë dhe jo të ulesh në tavolinë me Vuçiqin. Ja sot ku kemi ardhur kur e kanë hequr në dialog fjalën njohje”.

“Nëse e keni kundërshtuar fuqishëm ‘Zajendnicën’, a do ta pranoni atë? A do ta pranoni statusin e kishave ortodokse serbe?”, ka deklaruar Lekaj gjatë debatit në Kuvend për dialogun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ia ka…