Lekaj: Qeveria Kurti është e paaftë për të ofruar stabilitet energjetik

15 gusht 2022 | 11:27

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, e ka quajtur të paaftë qeverinë Kurti për ta tejkaluar krizën energjetike në vend.

Lekaj ka thënë se qeveria ka ndarë 40 milionë euro për t’i mbuluar shpenzimet e rrymës në veri të vendit, ndërsa qytetarëve të pjesë tjetër të Kosovë i rritet çmimi i faturave të energjisë.

“Ne me kohë patëm paralajmëruar qeverinë për krizën që na pret me energji elektrike. Gabim fatal i kësaj qeverie ishte anulimi i ndërtimit të termocentralit Kosova C, me çka do të siguronim stabilitet energjik. Po shihet që qeveria është e paaftë për të ofruar një zgjidhje që sjell stabilitet energjetik dhe qytetarëve u mundëson rrymë pa reduktime dhe pa rritje të çmimit të faturave. Mos të harrojmë pagesën prej 40 milionë euro për veri përderisa qytetarëve të pjesës tjetër të Republikës së Kosovës i rriten çmimi i faturave të energjisë”, ka thënë Lekaj në një intervistë për “Epokën e re”.

Qeveria Kurti, më e dobëta që nga shpallja e pavarësisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme Shqipërisë ka njoftuar se janë përmbyllur procedurat…