Lekaj: Qytetarët e veriut e kanë për obligim dhe duhet ta paguajnë ujin

09 korrik 2021 | 14:17

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,  ka thënë se është krijuar traditë e keqe që shteti i Kosovës, t’ua paguajë qytetarëve të veriut pagesat e faturave të ujit.

“Traditë e keqe që shteti i Kosovës të bëjë pagesat e faturave të ujit në komunat me shumicë serbe

Sot, në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, tek pika e diskutimit mbi raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2020, kam ngritur shqetësimin duke potencuar që është krijuar Traditë e keqe që shteti i Kosovës të bëjë pagesat e faturave të ujit në komunat veriore.

Kam bërë thirrje që qytetarët e veriut e kanë për obligim dhe duhet ta paguajnë ujin sikur të gjithë qytetarët e tjerë, dhe gjithashtu kërkova që rregullat mbi faturimin dhe shkyçjen e ujit të vlejnë edhe në komunat me shumicë serbe”, ka shkruar Lekaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një diamant i madh 1,174 karat është zbuluar në Botsvana,…