Lekaj: Raporti i Progresit për Kosovën paraqet fytyrën e vërtetë të qeverisë Kurti
30 nëntor 2023
| 13:23
Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, në seancën plenare ka thënë se Raporti i Progresit edhe kësaj here e nxjerrë Kosovën dobët në shumë dimensione e në secilin sektor.
Lekaj ka thënë se Raporti i Progresit për vitin 2023, paraqet fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.
“Raporti i Progresit 2023 është fytyra e vërtetë e qeverisje Kurti dhe e kësaj shumice parlamentare. Qytetarët nëse nuk na kanë besuar neve si deputetë e opozitë për çdo gjë që kemi thënë, e kanë mundësinë ta lexojnë dhe gjykojnë drejtë se në çfarë niveli ishte qeverisja Kurti për Kosovën në vitin 2023”, ka thënë Lekaj.