Lekaj: Rishikimi i buxhetit është puro mbi baza politike
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AK), Pal Lekaj, në seancën e sotme ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, ka thënë se ky rishikim i buxhetit është ndërtuar kryekëput dhe puro mbi baza politike.
“Me vite të tëra në këtë Kuvend, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në krye me kryeministrin e sotëm Albin Kurtin keni folur kinse për ndarje të padrejtë dhe pulitke të buxhetit. Deklaronit se me ardhjen e juaj në pushtet, kjo praktikë kinse do të merr fund. Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të gjitha komunat e Kosovës janë të barabarta, ky rishikim i buxhetit që ka ardhur sot, mund të jetë gjithçka por jo i barabartë, këtë rishikim të buxhetit e keni krijuar me qëllim që të përfitoni politikisht. Pra nuk keni marrë për bazë nevojat e qytetarëve tanë”, ka thënë Lekaj.