Lekaj: Rruga Kaçanik-Hani i Elezit do të lëshohet në qarkullim javën e ardhshme
24 maj 2018
| 12:19
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka thënë se javën e ardhshme do të lëshohet për qarkullim rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit.
“Rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit vazhdon ende të jetë e mbyllur. Kam premtuar që shumë shpejtë do të lëshohet në qarkullim, me gjithë se janë duke punuar me tërë intensitetin me dy apo tri ndërrime dhe kështu që jemi duke e bërë maksimumin që ajo rrugë të jetë në qarkullim javën që vjen”, ka thënë Lekaj.
Javë më parë, Ministria e Infrastrukturës kishte nxjerr një vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, deri në një afat të pacaktuar pasi kishe rreziqe nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve.