Lekaj: Rrugët janë të kalueshme në mbarë Kosovën
12 janar 2019
| 16:35
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka bërë me dije se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Lekaj ka thënë se këtë vikend qytetarët mund të udhëtojnë ku të duan sepse rrugët në mbarë Kosovën janë të kalueshme.
“Natyrën e bukur të Kosovës e ka hijeshuar edhe më shumë bora e ditëve të fundit. Këtë vikend mund të udhëtoni për në cilin rajon të doni, sepse rrugët i keni të pastra në mbarë Kosovën. Që rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të sigurta për qarkullim edhe gjatë ditëve kur pati reshje të mëdha, u përkujdesën 14 kompani të kontrakturara bashkë me ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
Shijojeni borën, vikend të këndshëm!”, ka shkruar Lekaj.