Lekaj: Rrugët magjistrale dhe autostradat janë të kalueshme (Video)

25 shkurt 2018 | 17:06

Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, ka thënë se gjendja e rrugëve në Kosovë është nën kontroll.

Ai ka thënë se rrugët magjistrale dhe autostradat janë të kalueshme.

“Rajonin e ka përfshirë një mot me borë dhe temperatura të ulëta, nga kjo pashmangshëm është përfshirë edhe Kosova. Deri tani gjendja është në kontroll, rrugët magjistrale dhe autostradat janë të kalueshme. Rrini me vëmendje për ngrica sidomos gjatë natës ku temperatura do të jetë minus”.

“Kompanitë e mirëmbajtjes nën mbikëqyrjen e menaxherëve tonë rajonal janë në detyrë. Rrugët që i takojnë Ministrisë së Infrastrukturës do të kenë vëmendjen e shtuar, por kjo nuk nënkupton që nuk jemi të gatshëm t’ju dalim në ndihmë edhe Komunave në rrugët e tyre nëse kjo do të jetë e nevojshme”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/dr.pallekaj/videos/1671469306246205/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka triumfuar në “Old Trafford”, pasi e mposhti…