Lekaj: RTK-ja që katër vjet është radiotelevizion i Kurtit, jo i Kosovës
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se bordi i Radio Televizionit të Kosovës duhet të shkarkohet sa më shpejtë, pasi nuk i bën mirë as medias e as demokracisë një bord i dirigjuar nga qeveria Kurti.
Po ashtu, Lekaj nga foltorja e Kuvendit, ka thënë se që katër vjet RTK-ja nuk është Radio Televizioni i Kosovës, por radiotelevizion i Kurtit.
“Rikujtojmë se që katër vjet RTK-ja nuk është Radio Televizioni i Kosovës, por është Radio Televizioni i Kurtit. RTK-së nuk i duhet një bord që kontrollohet dhe keqpërdor mediat, gazetarët, fjalën e lirë dhe lajmet e vërteta. Ky bord dhe kjo udhëheqje e RTK-së e dirigjuar nga qeveria Kurti me plot kuptimin e fjalës duhet të shkarkohet sa më parë, sepse nuk i bën mirë as medias as demokracisë së vendit”, ka thënë Lekaj.