Lekaj: Shqetësuese, puna e dobët e qeverisë Kurti në investimet e huaja strategjike
28 qershor 2022
| 13:13
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se është shqetësuese për shtetin dhe qytetarët e vendit qasja dhe puna e dobët e qeverisë Kurti dhe ministres Rozeta Hajdari në aspektin e investimeve të huaja strategjike në Kosovë.
“Mbi një vit e gjysmë qeverisje dhe qeveria ende nuk ka plan dhe objektiva të qarta se çfarë e si duhet të veproj që të sjellë investitorë nga jashtë. Thjeshtë, gjithçka është e njëjtë dhe ka mbetur aty ku ka qenë në kuptimin e investimeve të huaja, para se Qeveria Kurti të vijë në pushtet”, ka thënë Lekaj të martën.