Lekaj: Shumë shpejt udhëtimi drejt bjeshkëve të Strellcit
26 shtator 2019
| 13:39
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, kanë bërë përurimin e fillimit të punimeve të rrugës së bjeshkës.
Kryetari Ramosaj ka thënë se tani e tutje, banorëve të këtyre fshatrave, po ju hapet rruga e zhvillimit të turizmit.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka bërë me dije se shumë shpejt udhëtimi drejt bjeshkëve të Strellcit, do të bëhet në rrugë të asfaltuar.
“Ky është rezultat i trajtimit të duhur të zonave me potencial turistik, nga Qeveria Haradinaj. Punët e mira do të vazhdojnë edhe pas 6 tetorit”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/