
Lekaj takohet me Ilir Metën dhe Sali Berishën
12 prill 2019
| 20:49
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, është takuar të premten në Tiranë me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Lekaj me Metën dhe Berishën kanë diskutuar për projektet e përbashkëta Kosovë – Shqipëri, jo vetëm infrastrukturore, por edhe për aktualitetin politik në të dyja vendet.
Lekaj ka treguar se ata i ka informuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po punon drejt lidhjeve të reja infrastrukturore nga Kosova në Shqipëri.