
Lekaj takon ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, priten projekte të reja
05 prill 2019
| 11:46
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur të premten në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.
Lekaj këtë e bëri të ditur në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”, ku tha se lidhja infrastrukturore afron edhe më shumë Kosovën e Shqipërinë, qytetarët dhe ekonominë e të dyja vendeve.
Ai po ashtu theksoi se do të ketë edhe projekte të reja që shumë shpejt do të zbatohen.
“Lidhja infrastrukturore afron edhe më shumë Kosovën e Shqipërinë, qytetarët dhe ekonominë e të dyja vendeve.
Për projekte të reja që shumë shpejt do të gjejnë zbatim, biseduam me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi”, ka shkruar Lekaj.