Lekaj takon çlirimtarët në Hagë, përcjell urimin e tyre në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë me dije se sot nga ora 9:00 deri në orën 16:00 ka takuar në Hagë ish presidentin Hashim Thaçi, ish kryeparlamentarët Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, ish deputetin Rexhep Selimi, ish udhëheqësit e OVLUÇK-së, Hysni Gucatin, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shalën.
“Një emocion i veçantë për mua të takoj sot në rrethana krejtësisht të pa logjikshne njerzit të cilët janë e kaluara e lavdishme, e tashmja shtetndërtuese dhe e ardhmja historike e Kosovës. Të gjithë pa përjashtim po qëndronin krenar dhe të palekundur se kjo është vetëm një sfidë e radhës ndër dhjetra të tjera në këto tri dekada sfide sa do e pa drejt por të bindur se do të arrijnë ta ngrisin në piedestal pastërtin e luftës tonë për liri e shtet. Ndër shumë momente sot që më bën krenar ishte edhe takim i shkurtër me Komandat Calin. I pathyeshëm dhe shumë i bindur që në fund do të dal triumfues. Në fund të gjithë pa përjashtim më thanë të ju përcjell urimet më të mira në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se sot më shumë se kurrë është krenar që ishte bashkëpuntoë i tyre në periudhat më të rëndësishme të popullit tonë për liri e pavarësi.
“Ne besojmë në lirinë tuaj dhe ju jam përjetësisht falenderues për gjithë kontributin e dhënë në të gjitha etapat e mbi të gjitha në këto momente që po mbroni luftën e drejtë të popullit tonë!”, ka shkruar Lekaj.