Lekaj takon shefat e kompanive të mëdha në Kosovë
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është takuar me shefat e kompanive ndërmarrëse në Kosovës, me të cilët pa biseduar për temat që janë në interes të zhvillimit të vendit.
“E filluam ditën në Odën Ekonomike Amerikane në takim me shefat ekzekutiv të kompanive ndërmarrëse vendase me të cilët diskutuam hapur për temat që janë preokupim i përbashkët. I njoftova me punën tonë të deritanishme dhe për prioritetet që i kemi. U dakorduam që të vazhdojmë me takime të tilla, sepse duke funksionuar trekëndëshi Qeveri, Universitete dhe Biznese, do ta mundësojmë një zhvillim shumë më të shpejtë ekonomik për vendin tonë. Faleminderit Odës Ekonomike Amerikane dhe në veçanti bizneseve, që janë burim i zhvillimit të vendit, për mundësinë që të jemi bashkë”, ka shkuar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/