Lekaj: Do të arrestohen anëtarët e Listës Serbe nëse formohet njëanshëm ASK-ja
27 mars 2018
| 21:22
Ministri i Infrastrukturës dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, në një intervistë për “Rubikon” të “KTV”-së, bëri të ditur se do të arrestohen anëtarët e Listës Serbe nëse themelojnë njëanshëm Asociacionin e komunave serbe.
Këto deklarata vijnë pas situatës së krijuar gjatë ditës së djeshme kur Marko Gjuriq nuk respektoj vendimin e shtetit të Kosovës.
“Mund të arrestohen në atë moment që janë kundër ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Lekaj.
Ai bëri të ditur se çdo veprim i qeverisë Haradinaj është në bashkëpunim me shtetet e Quintit.