Lekaj: Të hiqen të gjitha kompensimet e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve
23 mars 2022
| 12:46
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka kërkuar që të hiqen të gjitha kompensimet e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve.
Këtë deklaratë Lekaj e ka dhënë në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.
“Arsyeja ishte e thjeshtë, sepse nëse ne dëshirojmë që në mënyrë të plotë ta kursejmë buxhetin e shtetit, le ta bëjmë në këtë mënyrë, e jo të bëhet politik që të hiqen vetëm 50 për qind e shumës totale të kompensimeve, ashtu siç ka propozuar Grupi Parlamentar i LV-së”, ka thënë Lekaj pas takimit.