Lekaj thërret Këshillin e Sigurisë së Trafikut Rrugor
Në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës wshtw mbajtur takimi i parë formal i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor (KSTRR), me ç’rast ministri Pal Lekaj, njëherësh edhe kryesues i KSTRR-së, i ka informuar anëtarët mbi detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
Kryesuesi Lekaj, para anëtarëve ka theksuar rolin e rëndësishëm të Këshillit në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, pasi që ky Këshill sipas mandatit nxjerrë akte juridike të cilat janë obligative për subjektet të cilave u adresohet.
Ai i ka informuar anëtarët e Këshillit për dobitë dhe ndikimin në siguri rrugore që do ti ketë Sistemi Inteligjent i Transportit (ITS-it), implementimi i të cilit planifikohet të ndodhë së shpejti.
Anëtarët e kanë mirëpritur themelimin e këtij Këshilli, duke deklaruar se do të jenë në mbështetje të plotë të tij, pasi që siguria në rrugët e vendit duhet të jetë prioritet dhe duhet përkushtim në vazhdimin e trendit të uljes së aksidenteve në përgjithësi, sidomos atyre me fatalitet.
Ata e informuan Këshillin edhe për veprimet e ndërmarra deri më tani nga ta, e që kanë derivuar nga takimet jo formale të këtij Këshilli. Takimi i radhës i këtij Këshilli do të mbahet brenda muajit nëntor.
/Epoka e re/