Lekaj thirrje për kujdes në komunikacion: “Familja ju pret”
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shprehur ngushëllime familjarëve që sot humbën të afërmit e tyre në aksidentin që ndodhi në Gllarevë, ku humbën jetën tre persona.
Lekaj me anë të një deklarate ka bërë thirrje që të ketë kujdes të shtuar në trafik dhe të respektohen shenjat e komunikacionit.
Mbi të gjitha ai ka thënë të kujtojnë sloganin “Familja ju Pret”, që sipas tij do të ndikonte për kujdes më të shtuar.
Deklarata e tij:
Vdekjet e sotme në Gllarevë të Klinës, si pasojë e një aksidenti, lajm tragjik jo vetëm për familjarët e të ndjerëve, por për tërë shoqërinë tonë.
Duke i ngushëlluar të gjithë për këto humbje të jetëve… si Ministër i Infrastrukturës, por mbi të gjitha si një qytetar i këtij vendi, ngreh alarmin dhe ju bëj apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të kenë kujdes, të respektohen rreptësisht shenjat, shpejtësia në komunikacion dhe mbi të gjitha të kujtoheni se “Familja ju Pret”, kjo do të bëjë që të gjithë të kujdesemi për njëri tjetrin.
Ngushëllime Familjeve që sot humbën më të dashurit e tyre…!
Bashkohuni në fushatën sensibilizuese bashkë me Policinë e Kosovës, për ngasje të sigurtë, që të eliminojmë ketë dukuri (vozitjen e shkujdesur) që po na i merr bashkëqytetarët