
Lekaj thotë që ruajtja e kufijve bëhet duke qenë unik në tavolinat e diskutimit
29 shtator 2018
| 18:48
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se ruajtja e kufijve arrihet duke qenë unik në tavolinat e diskutimit për të ardhmen e vendit, e jo duke organizuar protesta.
Reagimi i Lekajt, ka ardhur pas protestës të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar idenë e korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.
“Sot, e rëndësishme është të ruajmë kufijtë dhe pasuritë e Kosovës. Kjo arrihet duke qenë unik në tavolinat e diskutimit për të ardhmen e vendit, jo duke organizuar protesta kundër njëri tjetrit”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në “Facebook”.