Lekaj thotë se Austria është model se si duhet të ndërtohen rrugët
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur sot në takim Konsullin e Nderit të Kosovës në Vjenë të Austrisë, David Ungar-Klein.
Ministri Lekaj ka falënderuar Konsullin e Nderit Ungar-Klein, për vizitën e tij në Ministrinë e Infrastrukturës.
Ai e ka vlerësuar si të rëndësishëm bashkëpunimin me shtetin mik të Austrisë si dhe përkrahjen e këtij shteti dhënë shtetit të Kosovës.
Kreu i MI-së ka pohuar se Austria është model për Kosovën se si duhet të ndërtohen rrugët.
Ndërsa, Konsulli i Nderit i Kosovës në Vjenë, David Ungar-Klein, e ka falënderuar ministrin Lekaj për këtë takim.
Ai ka theksuar se Austria edhe në të ardhmen do të japë mbështetjen e saj për Kosovën.
Me këtë rast, Klein ka ftuar ministrin Lekaj që të marrë pjesë në konferencën për transportin, e cila do të mbahet në nëntor të këtij viti në Austri.