Lekaj thotë se LDK-ja po kërkon zgjedhje për interesa personale

06 prill 2018 | 19:49

Kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe paralajmërimi i tyre që në rast se nuk caktohet data e zgjedhjeve do të nisin mocionin për rrëzimin e Qeverisë, nga AAK po konsiderohet si tentim për interesa personale.

Kështu të paktën është shprehur për “Telegrafin”, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj.

“Ne jemi në krye të ekzekutivit bashkë me partnerët tjerë të koalicionit për t’i shtyrë përpara proceset që nuk janë aspak te lehta për vendin.Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e këtij vendi e askujt nuk mund t’ia ndalim që të mendojë për zgjedhje. Sidomos kur bëhet fjalë për disa që kanë qeverisë me Kosovën deri dje e në fakt asgjë s’kanë bërë për të, e tani në këtë kohë kur Kosova ka nevojë për qeverinë Haradinaj, këta bëjnë thirrje për zgjedhje, nuk mendoj se janë ka mendojnë mirë për vendin, ma shumë e kanë për vete”, ka thënë Lekaj.

Ndërkaq, sot shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në konferencën e rregullt javore ka theksuar se ata si parti do të propozojnë mbajtjen e një tryeze të përbashkët me të gjitha partitë politike, ku do të caktohej data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij, nëse nuk do të pranohet kjo ofertë, atëherë ka shumë mundësi që LDK-ja ta qes në votëbesim qeverinë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastriot Rexha e ka vlerësuar të panevojshëm debatin për trajnerët…