Lekaj thotë se Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i ekipit negociator
14 dhjetor 2018
| 23:44
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se të shtunën në orën 14:00 do të mbahet seanca për dialogun, e thirrur nga PSD-ja.
Ai ka bërë me dije se në këtë seancë do të votohet ekipi negociator i propozuar nga Qeveria, ku Fatmir Limaj është caktuar kryenegociator.
Lekaj ka thënë se Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i ekipit negociator.