Lekaj tregon fajtorin për bllokimin nga uji të magjistrales Prishtinë-Ferizaj

09 korrik 2018 | 21:32

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut që e kanë përfshi sot një pjesë të Kosovës, si pasojë e vërshimeve të ujit është bllokuar magjistralja Prishtinë – Ferizaj në Bibaj të Ferizajt.

“Rrebeshi i shiut që e përfshiu një pjesë të Kosovës para disa minutash ka bërë që magjistralja Prishtinë – Ferizaj në Bibaj të Ferizajt të bllokohet nga vërshimet e ujit. Sipas informatave të para kjo ka ndodhë si pasojë e mbylljes së “drenazhes” (vijave kulluese të brezit rrugor) dhe prandaj kemi patur grumbullim të sasisë së ujit”, ka shkruar Lekaj në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit…