Lekaj tregon kur do t’i paguhen 53 milionët “Bechtel Enkas”
21 shtator 2018
| 23:48
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka treguar se ende nuk i janë paguar kompanisë “Bechtel Enka” 53 milionët.
Ai ka thënë se afati për ta paguar këtë borxh është deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm.
“Nga ky muaj do të nis pagesa. E kemi pagesën me rata dhe kjo ratë është për afro 6 milionë në muaj. Do të thotë deri në muajin qershor do të paguhen e tërë shuma”, ka thënë ai.
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj në “T7” ka treguar se këtij borxhi nuk mund t’i iket pa paguar, pasi sipas tij, qeveria e kaluar nuk i është përmbajtur kontratës.
“ Pagesa është dashur të bëhet për 63 milionë. Por ne kemi negociuar me kompaninë dhe është arritur që pagesa të bëhet për 53 milionë euro”, ka deklaruar ai.