Lekaj: Tuneli i ‘Alpeve Shqiptare’ e shkurton rrugën për në Mal të Zi rreth 45 minuta
08 korrik 2018
| 15:52
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se tuneli i “Alpeve shqiptare” do ta shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi dhe do të lidhë Pejën me Rozhajën.
“Peja do të lidhet me korridore të rëndësishme ndërkombëtare. Autostrada e ‘Dukagjinit’ dhe tuneli i ‘Alpeve’ do ta bëjnë atraktive ketë pjesë të Kosovës për investime serioze në turizëm, bujqësi e agrokulturë, për çka fermerët dukagjinas janë të njohur. Ne, ketë vit do të përfundojmë me planifikim, kosto e profit për Kosovën dhe nga viti tjetër do të shohim rezultatet konkrete në këtë drejtim”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/