Lekaj: Veprimet e qeverisë kanë sjellë regres të madh në mirëqenie

23 qershor 2021 | 14:20

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka vlerësuar se qeveria Kurti është qeveria më e dobët që ka pasur Kosova.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se kjo qeveri i ka sjellë Kosovës vetëm regres. “Qeveria Kurti këto 100 ditë të saj ka performancën më të dobët në 100-ditëshin e të gjitha qeverive të kaluara. Ajo ka ardhur me premtime të mëdha për ta përmirësuar jetën e qytetarëve, ndërsa veprimet e saj kanë sjellë regres të madh në mirëqenie. Kujtojmë këtu dy vendimet e qeverisë Kurti për uljen e pensioneve dhe subvencioneve për bujq dhe mos të flasim për politikën e jashtme dhe udhëheqësin e këtij dikasteri”, ka thënë Lekaj, duke përmendur edhe bisedimet me Serbinë.

“Po ashtu, dështimi më i madh është ai i dialogut ku kryeministri harron të gjitha premtimet e tij dhe papritmas përfundon me një tavolinë me Aleksander Vuqiqin. Qeveria Kurti do të jetë qeveria që do t’i dëshpërojë më së shumti qytetarët e Kosovës. Shto këtu procesin e vonuar të vaksinimit dhe mosrespektimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike që ka shtrirë ekonominë e Kosovës në nivelet më të ulëta të saj”, është shprehur Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bruksel, 23 qershor - Zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) nuk…