Lekaj: Viti 2018 do të jetë viti i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor
Ministri i i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti të mërkurën në takim Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, Drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe Drita Perezic, këshilltare e lartë ekzekutive e MPB-së nga ICITAP.
Këtë takimi Lekaj e ka ftuar që të bisedohet dhe të nënshkruhet deklarata për rritjen e sigurisë dhe standardeve në komunikacionin rrugor.
Me këtë rast Ministri Lekaj deklaroi e viti 2018 do të jetë viti i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor. “Sot prita në takim Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Sefaj dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, z. Maxhuni, me të cilët biseduam për çështje të interesit të përbashkët dhe nënshkruam deklaratën për rritjën e sigurisë dhe standardeve të komunikacionit rrugor, kështu duke e shpallur vitin 2018 si vit të sigurisë dhe stadardeve në komunikacion. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka Ministria e Infrastrukturës në shumë çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacionin rrugor dhe është vërtet shqetësuese numri i madh i aksidenteve që kanë ndodhur këtë vit, me theks aksidentet fatale, ku humbja e jetërave të njerëzve ka arritur në 135. Faktorët janë të shumtë, e ndër ta edhe mungesa e sinjalizimit të rrugëve, ndriçimit dhe standardeve që ne ju ofrojmë qytetarëve. Ne kemi punuar në drejtim të realizimit të kushteve të duhura për të pasur një sinjalizim në nivelin e duhur, por në këtë kanë ndikuar procedurat sipas Ligjit të Prokurimit Publik. Brenda këtij viti do të përmbyllim anën teorike të projektimit për investime në infrastrukturë, sinjalistikë vertikale dhe horizontale dhe në ndriçim”, ka thënë Lekaj.