Lekndreaj largohet nga KB Prishtina
12 prill 2021
| 17:28
Një ndër basketbollistët më të mirë të kombëtares shqiptare, Daniel Lekndreaj, është larguar nga KB Sigal Prishtina.
Përmes një njoftimi të lëshuar në llogarinë e vet në “Instagram”, Lekndreaj ka bërë me dije se për shkak të arsyeve familjare i është dashur të largohet nga klubi.
“Ishte kënaqësi dhe privilegj që të luaj për ekipin e Prishtinës. Kam luajtur me zemër dhe jam munduar të jap maksimumin në secilën ndeshje. Për arsye familjare jam i detyruar të mos jem më pjesë e ekipit që nga dita e sotme”, ka thënë Lekndreaj.