Lëkundje tërmeti në Tiranë
21 shtator 2021
| 16:21
Tirana është lëkundur nga një tërmet këtë të martë. Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Deri më tani raportohet se magnituda e tërmetit ka qenë 3.9.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 24 kilometra në verilindje të Tiranës, megjithatë deri më tani nuk ka të dhëna të sakta.
Dridhjet e tokës janë ndjerë në Mal të Zi dhe në disa vende të tjera të rajonit.