Lemina rikthehet në Premierligë

12 janar 2023 | 12:52

Mario Lemina është shumë pranë firmës me klubin e Wolverhamptonit në Premierligë.

Transferimi i mesfushorit pritet që të marrë formë zyrtare në orët e ardhshme teksa Lemina së fundmi ishte pjesë e Nice në Ligue 1.

Për kartonin e ish-lojtarit të Juventusi, “Ujqërit” do të shpenzojnë 10 milionë sterlina, ndërsa Lemina ka eksperiencë në kampionatin anglez. Kujtojmë se në të kaluarën është aktivizuar me skuadrën e Southampton, por edhe me Fulham duke regjistruar në total 74 prezenca në Premierligë.

Trajneri i Wolverhamptonit, Julen Lopetegui e bëri të qartë dëshirën e tij për të shtuar numrin e mesfushorëve në organikë dhe menjëherë drejtuesit e klubit morën masa për të kënaqur dëshirat e spanjollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e rigjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të…