Lëndim i frikshëm për yllin e Napolit

11 korrik 2021 | 15:04

Momente dramatike gjatë ndeshjes Meksikë-Trinidad e Tobago, e vlefshme për fazën e grupe të Concacaf Gold Cup. Protagonisti, fatkeqësisht për të, ka qenë Hirving Loazano.

Pas vetëm 10 minutash lojë, sulmuesi i Napolit ka depërtuar në zonën e rreptësisë, është shtyrë dhe është përplasur me forcë me kokë në gjurin e portierit Phillip. Një goditje me të vërtetë e fortë që e ka lënë pa ndjenja meksikanin, i cili nuk ka lëvizur për disa minuta.

Në sekondat e para pas lëndimit, gjyqtari nuk e ka ndaluar ndeshjen dhe vetëm pasi i është tërhequr vëmendja nga futbollistët e Meksikës ka kuptuar seriozitetin e situatës. Lozano duket se ka humbur ndjenjat për disa momente dhe është transportuar menjëherë në spital, në barelë. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe nuk ka pasur komplikacione të tjera, siç kanë bërë të ditur nga Meksika.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Trejsi Sejdini, nuk di të ndalet kur…