Lëndim i rënd për mbrojtësin e ri të Bayernit
29 korrik 2024
| 11:12
Nuk është mbushuar as një muaj që prej transferimit të tij, te Bayern Munich, por gjithçka ka shkuar për ters.
Qendërmbrojtësi japonez, Hiroki Ito ka pësuar një dëmtim në miqësoren e dytë të kësaj faze përgatitore, përballë Duren, me “yllin” e prapavijës, i cili u zëvendësua menjëherë, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, fakt që e konfirmoi më pas për “Bild” drejtori i sportiv i “Bavarezëve”, Max Eberl.
Për prestigjiozen gjermane, Eberl konfirmoi se 25-vjeçari japonez ka thyer këmbën dhe se do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë, megjithatë diagnoza zyrtare nga Bayern do të arrijë në ditët në vijim, atëherë do të mësohet më shumë për kohën e rikuperimit.