Lëndim i rendë, Berisha publikon pamjet e këmbës së tij
23 shtator 2021
| 12:07
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka pësuar një dëmtim të rëndë në këmbën e tij.
Gjatë ndeshjes ndaj kampionëve aktual të Francës, në sfidën e Ligue 1 mbrëmjen e djeshme e cila kampionia e Lillë triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Reimsit, mesfushori i Kosovës ka lënë fushën i dëmtuar që në fillim, ekzaktësisht në minutën e tetë të takimit.
Në “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, Berisha ka publikuar një foto ku këmba e tij duket tërësisht e dëmtuar dhe e gjakosur ku ka shkruajtur dhe një mbishkrim “Jashtë për pak, por për tu kthyer më i fortë”. Kjo ishte ndeshja e 6-të e Valon Berishës në Ligue 1 me fanellën e Reimsit.