Lëndim i rëndë trupor në vendin e punës
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një lëndim i rëndë trupor.
Përderisa viktima me inicialet H.C., rreth 55 vjeç ishte duke qëndruar në vendin e tij të punës (roje në stacion të autobusëve në Gjakovë), i dyshuari E.B., rreth 57 vjeç, kishte nxjerrë thikën duke e goditur viktimën, ku sipas ekipit mjekësorë, i kishte shkaktuar shpuarje të diafragmës së mushkërive.
Viktima H.C, është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në QKUK, Prishtinë.
I dyshuari E.B., është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, duke ia konfiskuar edhe mjetin (thikën), me të cilin dyshohet se i dyshuari e ka kryer veprën.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi për 48 orë.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
/Epoka e re/