Lëndimet e shumta, Arsenali kërkon Comanin
14 janar 2025
| 13:28
Anësori i Bayern Munchen, Kingsley Coman thuhet se ka përfunduar si objektiv kryesor i Arsenalit për fazën e sulmit. Sipas raportit të fundit të “Fichajes”, Arsenali pas lëndimeve të lojtarëve sulmues si Bukayo Saka, Gabriel Jesus dhe Ethan Nwanieri po interesohet për Comanin.
Arsenali do të duhet të bëjë një ofertë të rëndësishme për 28-vjeçarin, pasi klubi gjerman nuk është i interesuar ta shesë lojtarin në mes të sezonit. Sulmuesi anësor francez ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 20 ndeshje këtë sezon.