Lëndimi i Hysajt më i rëndë se sa parashikohej
05 shkurt 2025
| 12:58
Shkalla e dëmtimit e Elseid Hysajt mund të jetë më e rëndë se sa mendohet.
Më shumë në këtë drejtim do të merret vesh ditën e sotme pasi shkodrani do ti nënshtrohet disa kontrolleve më të imtësishme.
Lazio është në ankth pasi Hysaj është mbrojtësi krahut i radhës që është dëmtuar. Fati i keq ka goditur shqiptarin, i cili rihyri në projektin lacial pas dëmtimeve të Lazarit dhe Tavarez.
Për këtë rol për momentin Baroni ka në dispozicion vetëm Marusiç ndërsa për takimet e radhës trajnerit italian i duhet që të improvizojë.
Futbollisti shkodran sipas medieve italiane parashikohet të mungojë 45-50 ditë, duke bërë që të rrezikojë dhe grumbullimin e radhës me Kombëtaren që do të jetë në muajin mars.