Lëndimi i Maignanit nuk është serioz
20 shtator 2023
| 13:22
Portieri francez i Milanit, Mike Maignan u detyrua të linte fushën e lojës ndaj Newcastle pas një lëndimi.
Pas ekzaminimeve mjekësore u vërtetua se 28-vjeçari nuk ka pësuar asnjë lëndim serioz dhe pritet të mungojë shumë pak ditë.
Maignan do të mungojë në përballjen e mesditës të së shtunës, ndaj Verona, përballje e kjo e vlefshme në Serie A, teksa pritet që të rikthehet në fushën e blertë, në përballjen e mesjavës së ardhshme ndaj Cagliarit.