Lëndimi i Mbappes nuk është serioz
25 shtator 2023
| 14:29
Lëndimi i Kylian Mbappe nuk është serioz, ka konfirmuar trajneri Luis Enrique.
Sulmuesi francez është dashur të zëvendësohet pas një dueli që pati me Leonardo Balerdi.
“Nuk është diçka serioze, por ndjente dhimbje. Mendoj se ishte më e zgjuar që të largohej. Është një goditje, por ai është mirë”, ka thënë Enrique. Ndryshe PSG-ja shënoi fitore bindëse ndaj Marseillet (4-0).