Lëndimi i Mkhitaryanit nuk është serioz
17 gusht 2022
| 11:13
Henrik Mkhitaryan e nis me lëndime aventurën tek Interi. Mesfushori armen i Interit ka pësuar një lëndim në muskulin e kofshës së majtë.
Ka qenë vetë klubi zikaltër që me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka lajmëruar lëndimin e mesfushorit. Në të thuhej se gjendja e lojtarit do të vlerësohet sërish pas disa ditësh.
Futbollisti armen me shumë mundësi do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Spezias. Për fatin e mirë të Inzaghit, mesfushori nuk ka asgjë serioze dhe do të rikthehet shpejt me ekipin.