
Lëndimi i Mustafit nuk është serioz
05 shkurt 2019
| 14:33
Lëndimi i qendërmbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi nuk është serioz, kurse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Premier Ligë.
Lajmin e ka konfirmuar trajner i Arsenalit, Unai Emery. “Mendoj se Mustafi është mirë dhe nuk ka asgjë serioze. Pres që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen që na pret”, ka thënë Emery.
Skuadra e Arsenalit pësoi humbje në derbi ndaj Manchester Cityt (3-1).
/Epoka e re/