
Lëndimi i Neymarit është serioz
24 janar 2019
| 14:23
PSG-ja fitoi 2-0 ndaj Strasburgut në Kupën e Francës, por në fund askush nuk e kishte mendjen te ndeshja, sepse fokusi ishte te dëmtimi i pësuar nga ylli brazilian Neymar.
Sulmuesi u dëmtua në këmben e djathtë pas një dueli me mbrojtësin Zamzani, i cili i ndërhyri tri herë rresht, para se gjyqtari të fishkëllente për faull.
Ndonëse vijoi të luante edhe për disa minuta, Neymari u zëvendësua dhe u pa i përlotur teksa shkonte drejt dhomave të zhveshjes. Ende nuk dihet se a do të mungoj braziliani për ndonjë kohë përshkak të këtij lëndimi.