Lëndimi i Thuramit, shqetëson Interin
Zgjatje e aduktorit të gjatë të kofshës së djathtë. Ky është rezultati i testeve mjekësore që iu nënshtrua mëngjesin e sotëm Marcus Thuram, sulmuesi i Interit, që u largua nga fusha gjatë ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Francezi, gjithmonë prezent në sezonin mes Serie A dhe Europës, pritet të mungojë 3-4 ndeshje në kampionatin italian. Objektivi i stafit të Inzaghit është ta rikthejë atë për ndeshjen e kthimit të 1/8 finale kundër ish-it Diego Simeone, që do të luhet më 13 mars në tokën spanjolle.
“Kushtet e tij do të rivlerësohen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Interit.
26-vjeçari i lindur në Parma do të mungojë kundër Lecce, Atalanta dhe Genoa.
Shpresa është që të mund ta thërrasin për ndeshjen e vështirë jashtë fushe në Bologna, më 10 mars.
Kështu, transferta në “Dall’Ara” do të shërbente si një lloj prove gjenerale për praninë e tij në Ligën e Kampionëve, në kthimin delikat kundër Atletico Madridit tri ditë më vonë.
Zikaltrit shkojnë me epërsinë prej një goli, pas 1-0 në “San Siro”. Arnautoviq dhe Sanchez duhet të “ndezin motorët”, gati për ta shoqëruar në sulm Lautaro Martinezin e paprekshëm.