Lëndimi ia pamundëson Valëza Ramës vazhdimin e garave
27 qershor 2022
| 11:06
Valëza Rama ka garuar në disiplinat akrobaci dhe kapërcime të garave të gjimnastikës artistike në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Valëza nuk kishte fat, ngase pësoi një lëndim që e detyroi të mos vazhdojë tutje garimin.
“Urojmë që përvoja e fituar në këto gara, do t’i ndihmojë sportistes tonë të re për garat e ardhshme ndërkombëtare. KOK-u i uron shërim të shpejtë”, thuhet në reagimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.