Lëndimi i Marcelos nuk është serioz
29 qershor 2018
| 11:32
Mbrojtësi i krahut të majtë në skuadrën e Brazilit, Marcelo, pati probleme në ndeshjen ndaj Serbisë, pasi u detyrua të dilte që në minutën e 10 të lojës.
Megjithatë, lëndimi i tij nuk është serioz. “Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet! Falë Zotit, nuk është dëmtim serioz dhe do të kthehem shpejt. Jam i lumtur për fitoren”, ka thënë Marcelo.