Lëndimi nuk e ndalë Nadalin
07 korrik 2022
| 15:42
Rafael Nadal e ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes çerekfinale që e luajti dje ndaj amerikanit Taylor Fritz, në kuadër të Wimbeldonit.
Numri dy i botës në tenis, sipas medieve spanjolle, ka pësuar një çarje barku e cila është diku rreth 7 milimentra. Gjithsesi, kjo duket se nuk do ta pengojë aspak atë në dëshirën për të luajtur ndaj Nick Kyrgios që e pret në këtë fazë. Ndeshja do të luhet nesër, më fillim nga ora 14:30.